Komiteti Teknik vendos: S’ka ndryshim të masave, ora policore vijon të mbetet 23:00-06:00, përjashtim bën vetëm nata e ndërrimit të viteve

- Advertisement -

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve se masat do të vijojnë të mbeten të pa vaksinuara. Ajo shtoi, se ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve. Rakacolli apeloj më tej që qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura. “Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron. Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli. (BalkanWeb)

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...