Konflikti i çastit i merr jetën një personi në Sarandë, ndërron jetë në spital 41-vjeçari pas plagosjes me thikë

- Advertisement -

Një konflikt i çastit ka përfunduar me një viktimë në Sarandë. Policia bën me dije se pasditen e sotme, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Klodian Bakiaj, 41-vjeç, banues në Tepelenë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.Është arrestuar Xhanelo Tarja, 24-vjeç, autori i vrasjes me thikë të 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pasditen e sotme në Sarandë. Po ashtu në pranga ka rënë dhe vëllai i tij, Xhoi Tarja, që sipas policisë rezulton bashkëpunëtorë në ngjarje.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar. Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.
Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...