Janinë: Policia greke zbulon plantacion hashashi dhe arsenal armësh, tre të arrestuar, njeri shqiptar

- Advertisement -

Një operacion policor i organizuar pasditen e djeshme në zonën e Krapsit të Janinës ka rezultuar me zbulimin e një arsenali dhe një plantacioni hashashi si dhe arrestimin e tre personave, njëri prej të cilëve është shqiptar.
Ndaj tre të arrestuarve rast pas rasti është ngritur një dosje për kultivim droge dhe shkelje të legjislacionit për armët.
Në kuadër të hetimeve të rastit, në sipërfaqen e plantacionit janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 47 fidanë kanabis, mjete vaditëse dhe mjete bujqësore. Në një kontroll në kafenenë e drejtuar nga njëri prej të arrestuarve, si dhe në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar:
5 pushkë kallashnikov,
6 pushkë luftarake të llojeve të ndryshme,
6 pushkë gjahu,
revolver,
2 granata,
7 detonatorë dhe një fitil me djegie të ngadaltë,
3 bajoneta,
2 thika,
2961 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
10 karikatorë
1710- euro.
Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Plimmeliodiki Janinë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...