Konflikt mes PD dhe Matilda Qurkut, Ina Zhupa “admin” i Fb të PD Sarandë?!

- Advertisement -

 

Matilda Qurku ka lajmëruar ditën e djeshme se ditën e shtunë,në datën 18 dhjetor 2021,nga ora 08:00 deri në 17:00,në selinë e degës Sarandë do të bëhet zhvillohet Referendumi për ratifikimin e Vendimit  Nr.6 të Komisionit të Rithemelimit të PD i datës 11.12.2021 për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Por pas këtij njoftimi ka reaguar Partia Demokratike Sarandë duke e përgënjeshtruar njoftimin e bërë nga Qurku dhe duke e akuzuar si mashtruese dhe shprehen se i vetmi Referendum që do të bëhet në 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar i PD në Pallatin e Kongreseve.

Matilda Qurku ka replikuar sërish duke u shprehur se ajo vazhdon të jetë sekretare e degës së PD Sarandë pasi nuk ka një njoftim zyrtar për pushimin e saj nga puna.

Ndërsa Partia Demokratike Sarandë shprehet se Qurku ka dhënë dorëheqjen vetë.

Nuk ka munguar “debati” dhe nga komentues e demokratë të tjerë ndër të cilat kërkohej identifikimi i personit që po e menaxhon aktualisht faqen e FAcebook të Partia Demokratike Sarandë. Disa hedhin hije dyshimi e disa janë të bindur se kjo faqe administrohet nga deputetja e zonës Ina Zhupa.

/sarandalife.al/

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...