Lamtumirë, mësuese, Tatjana. U prehsh në paqe! (Video)

- Advertisement -

Mes e lotëve e dhimbjes u përcoll mesditën e sotme për në banesën e fundit mësuesja e disa brezave, nëna e dy fëmijëve, bashkëshortja e qytetarit të Sarandës, Dik Veliu. Mes familjarëve, në këtë ditë të dhimbshme, merrnin pjesë miq e të afërm, kolegë e shoqe të Tatjanës. Tatjana Veliu, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, humbi jetën në moshën 48 – vjeçare, një ditë më parë në shtëpinë e saj këtu në Sarandë. Pak ditë më parë ajo ishte kthyer nga Greqia, ku ishte për terapi të specializuar në një nga spitalet e Athinës. Por, edhe pse trajtimet mjekësore tek Tatjana u kryen me rigorozitet, përsëri vdekja e pamëshirshme nuk e kurseu. E mori në gjirin e vet Tatjanën e qeshur, vitale, e tërë talent si mësuese, duke mbetur kështu për t’u kujtuar në jetë të jetëve si Tatjana e dashur dhe e mirë për sarandiotët, e në veçanti për nxënësit e kolegët me të cilët ajo i pati në jetë. Lamtumirë, Tatjana, o ëngjëlli mbrojtës i familjes tënde!

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Policja që suprizon si këngëtare( Video)

Behije Dida, sarandiotja që shërben në rradhët e policisë...

Ramis Husi nënprefekti i ri në Sarandë. Mirosh Birjani sekretar organizativ i PS, Sarandë (Video)

Ramis Husi është tashmë nënprefekti i Sarandës. Ramis Husi...

Merr flakë magazina në katin e parë të një objekti 5-katësh në Metoq (Video)

Një zjarr ka rënë në një magazinë me materiale...