Jolio Dine: Komisionerët e PD në Konispol donin të më nxirrnin të dytin

- Advertisement -

Rinumërimi i votave në 45 nga 455 kuti që ka qarku Vlorë ka sjellë një reagim nga kandidati për deputet Jolio Dine, që me anë të reagimeve në Facebook ka akuzuar drejtëpërdrejtë komisionerët e PD në Konispol, në qendrën e votimit 4706.

“Do ta mbyllja me aq statusin tim lidhur me votat e rinumëruara nga KQZ sot, por nuk rri dot pa informuar banorët e Bashkisë Konispol, se komisionerët e Partisë Demokratike kanë arritur me sukses të vjedhin votat e qendrës së votimit 4706 (Shkolla e Mesme Konispol).

Konkretisht numëruesit 2 vota i kanë vjedhur nga unë si kandidat dhe 8 vota ia kanë vjedhur Partisë Demokratike (votë vetëm për subjektin), për të favorizuar një kandidaturë tjetër të cilës i kanë shtuar 10 vota.

Ky rinumërim më bën krenar, sepse tashmë në Bashkinë Konispol, në vendin e gjyshërve të mi, rezultoj kandidati më i votuar me 451 vota në total.

Disa komisionerë me precedente penale e disa me vese të turpshme morale, në 25 prill tentuan me forcë të më nxirrnin të dytin duke deformuar vullnetin e banorëve të ndershëm të kësaj zone, por e vërteta vonon por nuk harron!”, reagon Jolio Dine.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...