Finiq/Kazani i Rakisë mbledh fshatin, organizohet Festivali i Dytë i Rakisë

- Advertisement -

Nga Shoqata Kulturore “Shën Kozmai” e Livadhjasë në bashkëpunim me faqen totsaousi.gr, u organizua në sheshin para kishës së Shën Vasilit në Çaush, për të dytin vit rradhazi Festivali i Rakisë. Përvec banorëve të zonës mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço. Festimet e sotme nxorrën edhe një herë në pah traditën që zona ka prej vitesh në prodhimin e rakisë me tendencë për ta kthyer atë në traditë, duke transmetuar metodologjinë e distilimit nga ekspertë të llojit. Banorë të zonës u mblodhën për të ringjallur traditën e distilimit, për të treguar mënyrën tradicionale (kazanët) dhe sigurisht për të shijuar produktin. Më pas, duke u favorizuar edhe nga moti i mirë dhe muzika live, grupet kulturore të Shoqatave të “Finiqit” dhe “Shën Kozmait” dhanë një program me këngë e valle tradicionale . Pasi falënderoi organizatorët, kryebashkiaku Kiço u shpreh se “Pavarësisht pengesave të pandemisë së Covid dhe masave mbrojtëse, nisma të tilla na afrojnë më shumë me traditat tona, promovojnë kulturën dhe nxjerrin në pah identitetin e krahinës sonë…”

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...