Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë të rinj, kuota dhe për shqiptarët

- Advertisement -

Italia do të hapë dyert për 80 mijë emigrantë të rinj ekstrakomunitarë. Shteti fqinj pritet të aprovojë së shpejti vendimin për pranimin e rreth 80 mijë emigrantëve të rinj për motive pune, punësim sezonal apo punë autonome.

Drafti ligjor për këtë fluks të ri emigrantësh do të miratohet brenda muajit dhjetor të 2021 e po punohet nga disa ministri të kabinetit Draghi e në veçanti nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Punës.

Fluksi i kësaj kuote të re emigrantësh do të jetë për vendet ekstrakomunitare si Shqipëria, Bosnja, Hercegovina, Tunizia, Algjeria, Bangladeshi etj.

Emigratët e rinj kërkohen të punësohen në sektorin e autotransportit, prodhimit, ndërtimit, hoteleri-turizëm, bujqësi. Një kuotë i është rezervuar emigrantëve që kanë kryer kurse profesionale të specializuara në vendet e tyre të origjinës.

Ky vendim ka shkaktuar debate politike brenda qeverisë italiane. Është Partia Lega e cila kërkon të analizojë çdo detaj të këtij dekreti të cilin e quan momentalisht të panevojshëm për shkak se Covid 19 ka shkaktuar një rëndesë ekonomike për shtetin italian.

“Janë gati 3 milionë qytetarë që marrin pagën e ndihmës për shkak të papunësisë e varfërisë me një kosto rreth 9 miliardë euro në vit për arkën e shtetit e çdo ditë zbarkojnë në brigjet italiane me dhjetra qindra emigrantë përmes Mesdheut”, ka deklaruar nënsekretari i shtetit për Ministrinë e Brendshme, legisti Nicola Molteni.

“Në këtë moment të hapësh kufijtë për emigrantë të rinj është një vendim i nxituar”, ka thënë ai.

Ky numër i ri emigrantësh që brenda këtij viti pritet të hyjë në Itali është gati trefish më shumë se ai i një viti më parë.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...