Intervistë/ Hebrejtë në Delvinë, Sarandë e Fterrë

- Advertisement -

Në mesjetën e vonë hebrejtë do të shfaqeshin edhe në fshatin Fterrë të Sarandës. Sot atje egziston një vend që quhet “varri i çifutit”, një kodër që quhet Galile, ka familje, që emrat dhe mbiemrat e tyre i kanë krejt ndryshe nga banorët e tjerë të fshatit, si Avreci, Kofina (mbiemra), Raile(emër), Azis Mehmeti.

Në vitin 1989 në Ulqin është organizuar një simpozium, për vendin ku është varrosur udhëheqësi i një sekti fetar izraelit dhe udhëheqësi i një revolucioni dhe rezistencës kundër Turqisë në shek.XVII Sebatah Zevi.

Pas dështimit të lëvizjes antiturke ai internohet me familjen e tij në Ulqin, por mendohet që Sebatah nuk ka shkuar në Ulqin, por është strehuar dhe është varrosur në fshatin Fterrë në një kodër që banorët i thonë Galile dhe një varr që e quajnë “Vari i çifutit”.

Është hedhur hipoteza e vendvarrimit të tij në vilajetin e Beratit në një vend afër detit dhe ky vend, duke u nisur nga ç’thamë më sipër, mendohet se mund të jetë fshati Fterrë. Po këtu nga një familje fterrjote, ruhet një emblemë e gjetur që i përket sektit fetar që e udhëhiqte Sebatah Zevi. Në vitet ’30 – ’40 të shek.XX në Delvinë kanë qënë tri familje izraelite: Josef Kohen, Menahem Jotov dhe Benxhamin Levi. Ne komunikuam me Nessim Kohen, djalin e Pepo Kohen, që ka jetuar në Delvinë në vitet ’30 – ’40 të shekullit të kaluar, realizuam një intervistë të rrallë që hedh dritë mbi ekzistencën dhe veprimtarinë e hebrejve në Delvinë dhe Sarandë gjatë Luftës së dytë Botërore. Ju ftojmë që ta ndiqni.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...