Ina Zhupa: “Situata e bizneseve të vogla në Sarandë reflekton varfërinë e qytetarëve”

- Advertisement -

Ditën e djeshme Partia Socialiste dega Sarandë mblodhi Asamblenë e Partisë për të disktutuar disa çështje të rëndësishme me drejtuesit e Finiqit, Konispolit dhe Sarandës. Deputetja e PD, Ina Zhupa zgjodhi po ashtu ditën e djeshme për të dalë në Sarandë, e për të biseduar me drejtues të bizneseve të vogla e të mesme, lidhur me situatën ekonomike.

“Situata shumë e vështirë e bizneseve të vogla dhe familjare kryesisht reflekton varfërinë dhe pamundësinë e çdo qytetari.

Bisedova me ta dhe më treguan se si po detyrohen të shkurtojnë personel, disa po mendojnë ta mbyllin e te japin ambjentin me qera nëse do interesohet kush! Ndërsa disa po e mbajnë ende koston e rritjes vetë duke mos rritur çmimet por s’mund ta bëjnë për gjatë, pasi po përdorin ato pak para që fituan gjatë sezonit turistik në Sarandë.

Situata sot për shumë arsye që ata i dinë më mirë sesa politikanët na detyron të jemi në opozitë por kjo nuk do të na ndalojë që të bëjmë avokatin e qytetarëve dhe propozimet e duhura për ta.

Si deputete e tyre ju shpjegova propozimin PD për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% per produktet e shportës si: vaj, sheqer, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë.  Ky propozim çon në uljen e cmimeve për keto produkte bazë dhe ndikon drejtëpërdrejtë ne xhepat e tyre!

Qytetarët duan që ne të flasim dhe të punojmë për ta çdo ditë dhe mos të harxhojmë asnjë sekondë kohë me çështje që nuk janë në të mirën e tyre.”, shprehet deputetja e PD.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...