Ina Zhupa i kërkon dorëheqjen ministres Bora Muzhaqi

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e ministres për Fëmijët, Bora Muzhaqi, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik, për vrasjen e 8-vjeçarit.

Përmes një reagimi, Zhupa theksoi se Muzhaqi ka refuzuar që të japë sqarim në lidhje me regjistrin kombëtar për krimet seksuale. Sipas demokrates, Muzhaqi nuk është e denjë të bëjë politika për fëmijët shqiptarë.

Në videon në fjalë shihet se si ministrja pyetet nga gazetarët për këtë çështje, ndërsa ajo pohon se nuk ka kohë.

 

Reagimi I Ina Zhupës
Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj.
Kur të shihni videon, jam e sigurt se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përplasë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj.
Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë!
Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!

/BallkanWeb/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...