IGJEUM paralajmëron qytetarët: Stuhia “godet” këto qarqe të Shqipërisë!

- Advertisement -

Jugu i Shqipërisë nga mbrëmja e sotme dhe nesër do të përfshihet nga moti i keq dhe reshje intensive shiu.

Instituti i Gjeo-shkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit se në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara.

“Sot pasdite dhe nesër priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet e tjerë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat qëndrore dhe jugore të territorit. Në lartësitë mbi 400 m reshjet priten të jenë në formë dëbore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë. Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e nesërme priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve” mbyllet njoftimi i IGJEUM-it.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...