Aktivitet sensibilizues “Jo dhunës ” ndaj grave (Video)

- Advertisement -

Projekti “Rinia në Fokus II”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, ka realizuar një Murale përballë Kafe “Lemon Tree” në Sarandë (Kinoteatri), me mesazhe të luftës kundër dhunës me bazë gjinore dhe frymëzimin e të rinjve për të vepruar kundër saj.
Aktiviteti filloi në orën 12:00 me praninë e Ambasadorit të prezencës së OSBE në Shqipëri, Guido DeSanctis, të Kryebashkiakut Adrian Gurma, të Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitris Saharides, Konsulles së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, të përfaqësuesve nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (TBC) e përfaqësueseve të organizatës së Gruas “Jona”.
Aktiviteti nisi me përurimin e Murales , fjalën e Ambasadorit të OSBE, të Kryetarit të Bashkisë z. Adrian Gurma, shoqëruar me interpretimin e aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani.
Më tej, eventi vijoinë mjediset e Kafe “Lemon Tree”, me Diskutimin Rinor me temë “Rinia Qëndron dhe Vepron kundër dhunës me bazë gjinore”, me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Sarandës, organziatave të shoqërisë civile, medias, institucioneve arsimore, aktivistëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal, zyrës arsimore Sarandë etj.
Në orën 11:30 Kryetari Gurma rezervoi një pritje në Bashki për Ambasadorin e prezencës së OSBE në Shqipëri, Guido DeSanctis, që e ka marrë detyrën në 1 dhjetor 2022.
sarandalife.al realizoi transmentom të drejtpërdrejt të aktivitetit si dhe në fund mori disa intervista deputetes Anila Denaj, Kryetarit të Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma si dhe autores së pikturës murale znj.Ilirjana Bashaj

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...