Humb kontrollin e makinës, një person humb jetën dhe 9 të plagosur në Selanik, dyshohet se janë……

- Advertisement -

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dhe nëntë të tjerë. Sipas mediave greke raportohet se aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Selanik-Athinë në zonën e Halastra.

Një makinë, në të cilën udhëtonin emigrantët, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të plagosurit u dërguan në spitalin Ippokratio në Selanik.

Policia po shqyrton mundësinë që të ketë qenë një transferim ilegal i emigrantëve. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Departamenti i Trafikut.

/ΑΠΕ- ΜΠΕ/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...