Bashkia Himarë fillon sot takimet për dëgjesën publike lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2022

- Advertisement -

Bashkia Himarë me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar banorët e saj për dëgjesë publike për projekt-buxhetin e vitit 2022.

“Bashkia Himarë ju fton të merrni pjesë në dëgjesën publike për të diskutuar projekt buxhetin e vitit të ardhshëm 2022.

Të gjitha strukturat e Bashkisë, janë organizuar dhe kanë punuar me përkushtim për të hartuar një buxhet gjithëpërfshirës, ku do të gjejnë zgjidhje shumë nga problematikat të cilat shqetësojnë komunitetin tonë.

Përgjatë vitit 2021 ne kemi punuar për të realizuar objektivat që i kishim vënë vehtes, por ama konstatojmë se kemi ende për të bërë.

Ndaj edhe ju ftojmë të diskutojmë së bashku për atë ç’farë duam të arrijmë në vitin e ardhëm, 2022. Me qëllimin për ta bërë Himarëm një vend më të bukur dhe me të realizuar për të gjithë ne.

Për të mundësuar realizimin e këtij qëllimi, Ju ftojmë të merrni pjesë në diskutimin “Projekt-Buxhetit 2022”, në axhendën e mëposhtëme:

• Himarë, tek Fusha Sportive, datë 21 Tetor 2021, ora 10:00

• Njësia Administrative Horë-Vranisht, datë 20 Tetor 2021, ora 10:00

• Njësia Administrative Lukovë, Fshati Borsh datë 19 Tetor 2021, ora 10:00

KUJDES! Gjithmonë duke u përshtatur me gjendjen e emergjencës shëndetësore në të cilën edhe ndodhemi, ku do të duhet që të gjithë të jemi me maska dhe të ruajmë distancën e nevojshme.

Ju faleminderit dhe ju presim!”, njofton Bashkia Himarë përkatësisht dhe datat, orën dhe vendtakimet për çdo njësi administrative.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...