Hodhi inerte për të krijuar hapësirē vihet në pranga 42-vjeçari.

- Advertisement -

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin Xhelaj Telo 42 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet.


Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për

 

veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për ndëshkimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në vijën bregdetare dhe të gjitha krimeve mjedisore.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...