- Advertisement -
Policia greke ka ndaluar ditën e djeshme një shtetas shqiptar teksa ecte në kembe duke mbajtur në krah një cantë. Gjatë kontrollit brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 6 pako me 6 kg 92 gram marijuanë. Sipas policisë greke mësohet se ai kishte kaluar në këmbë kufirin shqiptaro-grek disa orë para se të kapej. Por mësohet gjithashtu se ndaj tij kishte një masë ndalimi për të hyrë në Greqi. Gjatë kontrollit fizik i janë sekuestruar gjithashtu edhe 100 euro dhe 1 celular.
