HAP PAS HAPI/ Rruga si mund të futeni nga telefoni dhe të regjistroni adresën tuaj të saktë

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u bëri thirrje sot qytetarëve që të verifikojnë adresën e saktë të banimit, pasi në të kundërt nuk do të kenë akses në shërbimet publike.

“Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike. Vetë-deklaroni adresën e saktë në “eAlbania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive ku banoni. Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset” tha ai.

Por si mund të aplikojë një qytetar nga shtëpia përmes telefonit për regjistrimin e adresës së saktë? Zyrtarët e ministrisë së Brendshme gjatë aktivitetit që u zhvillua sot shpjeguan hap pas hapi si mund të bëhet nga shtëpia përmes e-Albania-s. saktësimi, verifikimi apo regjistrimi i adresës së saktë.

1.Hyr në e-Albania;

2. Identifikohu si qytetar;

3.Kërko shërbimin aplikimin për ndryshim apo saktësim vendbanimi;

4.Kiliko te “Lexo më shumë për të mësuar të gjitha hapat”;

5.Kliko butonin përdor;

6.Shko te krijoi aplikim të ri (kërkohet plotësimi i elementëve të adresës);

7.Nëse nuk e di adresën kliko te linku i regjistrit të adresave, të hapet harta për të bërë identifikimin automatikisht;

8.Plotësoni fushat një nga një;

9.Ngarkohet dokumenti që vërteton pronësinë;

10.Kliko butonin apliko;

11.Nga dy moment bëhet verifikimi dhe brenda 24 orëve ju vjen mesazhi te e-Albania;

12.Mund të shkarkoni certifikatën për të verifikuar adresën.

/sarandalife.al/

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...