Baste online dhe lloto nga celulari, arrestohet 32-vjeçari

- Advertisement -

Një 32-vjeçar u arrestua nga Policia e Gjirokastrës për ushtrimin e lojërave të fatit në lokalin e tij.

Në pranga ka rënë i riu Alkend Haskaj pasi në lagjen “18 shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira nga 32-vjeçari, janë sekuestruar disa celularë ku kishte faqe online të basteve sportive.

Nëpërmjet celularit, ai ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan 32 vjeçarin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...