Greqi: 34,000 raste me coronavirus deri në 11 të mëngjesit – pritet të shkojë në 50,000 sot.

- Advertisement -

Mutacioni i Omicron “galopon” në Greqi – 7 nga 10 teste PCR në Selanik rezultojnë pozitive

Një rekord i ri rastesh në rritje të coronavirus pritet të shpallet sot nga EODY, në një kohë kur mutacioni Omicron  po zgjerohet me shpejtësi. Sipas informacioneve, deri në orën 11 të mëngjesit janë evidentuar 34.000 raste, ndërsa llogaritet se numri përfundimtar do të arrijë në 50.000.
Shpërthimi pritej nga shkencëtarët. Tashmë shtatë nga dhjetë testet molekulare (PCR) të kryera në qendrat diagnostike në Selanik janë pozitive, ndërsa presidenti i EODY Theoklis Zaoutis bëri të ditur dje se 70% e rasteve dhe 70% e shtrimeve në spital janë për shkak të Omicron.
Në orën dy të pasdites anëtarët e Komisionit të Ekspertëve mblidhen për herë të parë pas Vitit të Ri, ndërsa brenda ditës priten vendimet për tavanin e ri që do të vihet në testet molekulare. Rritja e rasteve është shumë shqetësuese për Pallatin Maximos, i cili kërkon të hartojë një “plan emergjence” gjithëpërfshirëse për të ndalur Omicron. Gjatë takimeve të shumta, kërkohen linja të reja mbrojtjeje kundër koronavirusit .

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...