UJËSJELLËSI ROMAK BUTRINTIT-XARRE ( Aqueduct) – UJE 24 ORE

- Advertisement -

Periudha romake i dha një hov cilësor ndërtimeve monumentale në Butrint: si kompleksi i madh i banjave publike, rikonstruksioni i tempullit të Asklepit( Eskulapit), ndërtimi i skenës dhe i prapaskenës së teatrit, ndërtimi i shumë banesave luksoze etj. Pa dyshim ndërtimi më i fuqishëm monumental është Ujësjellësi i Butrintit.
Teknikisht është një ndërtim i arrirë, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti, si ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse si dhe puseta dekantimi e kontrolli.
Shtrirja e Ujësjellësit nga burimi në fshatin Xarrë përshkon nëpërmjet urëkalimeve krejt fushën e Xarrës e Vrinës, duke krijuar degëzime furnizimi me ujë në lagjen romake të ndërtuar në fushën e Vrinës, kalon në depon e dekantimit në kanalin e Vivarit dhe nëpërmjet urëkalimit me gjerësi 9 m, që shërbente si për kalimtarët ashtu edhe për ujësjellësin, kalonte në kanalin e Vivarit dhe përfundonte në depon e shpërndarjes e të dekantimit në kompleksin e Nimfeut nga ku realizohej shpërndarja e ujit nëpër qytetin e Butrintit.

Ujësjellësi i Butrintit me gjatësi 3.5 km, lartësi të kanalit 6 m dhe harqet që krijonin një hapësirë me gjerësi 3.50 m e lartësi 3.75 m, është ndërtim monumental dhe pati funksion themelor për qytetin e kohës romake.
Duke marrë si kohë ndërtimi periudhën e sundimit të Augustit pas vitit 44 p. K. paraqitja e tij me tipare të qarta arkitekturore në shpinë të monedhës ndërsa në faqe paraqet portretin e Augustit me legjendën BUTHR AUGUSTUS.
Ai ka vazhduar të funksiononte deri nga fundi i shek. IV pas K, kohë që ka mbetur jashtë funksionit lagjja e re jashtë Butrintit si dhe termat dhe gjimnazi i qytetit.
Në syrin e turistit ky monument krijon kuriozitet dhe deshirë për ta parë dhe mësuar diçka më shumë.

Vladimin Kodhelaj 04 Janar 2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...