Gjykata Sarandë: 8 vjet burg tre të rinjve për 2.8 kg hashash

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës ka dënuar të hënën, më 1 nëntor 2021 me 5 vjet, 2 vjet dhe 10 muaj burg tre të rinj për akuza të ndryshme që lidhen me kapjen e 2.8 kg marijuanë në 25 gusht të vitit 2019. Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka dënuar me 5 vjet burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” 22-vjecarin Nuri Shero nga fshati Shalës, bashkia Konispol, me 2 vjet burg për “moskallzim krimi” 23-vjecarin Alket Avdi nga fshati Dishat, bashkia Konispol dhe me 10 muaj burg për “moskallzim krimi” 21-vjecarin Andrea Sadiku nga fshati Shëndëlli, bashkia Konispol.
Tre të rinjtë, në datën 25.08.2019, rreth orës 21:50 janë kapur nga patrulla e policisë kufitare, në afërsi të Stacionit të Policisë “Qafë Botë”, me një çantë me ngjyrë rozë, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde narkotike të ngjashme me ngjyrë dhe erë me atë të “cannabis sattiva” dhe që ishte e mbështjellë me letër natriban, e cila rezultoi në sasi 2 kg 820 gram. Droga ishte marrë në fshatin Vrinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” me qëllim për të paguar një shumë prej 500 euro, për të cilat në marrëveshje me njeri – tjetrin, do të shkëmbehej midis tyre, për blerjen e një motori të markës “Yamaha”, i cili është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Me dënimet e marra, Avdi dhe Sadiku duket se i kanë shlyer dënimet gjatë qëndrimit në paraburgim dhe më pas në “arrest shtëpie”, ndërkohë që Nuri Shero duhet të qëndrojë ende në “arrest shtëpie” deri sa vendimi të marrë formë të prerë në Gjykatën e Apelit. Tre të rinjtë pas arrestimit qëndruan për një farë kohe në paraburgim, ndërsa me pas u lanë në “Arrest shtëpie”. Në llogaritjen e dënimit për secilin prej të rinjve, gjykata ka urdhëruar njohjen dhe konvertimin edhe të kohës së qëndruar në qeli dhe në shtëpi të të pandehurve.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...