Në 86 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Bilal Xhaferi

- Advertisement -

Nëse do të ishte gjallë shkrimtari disident, Bilal Xhaferri nga Ninati i Konispolit, do të festonte sot 86 – vjetorin e lindjes. Në kujtim dhe respekt të figurës së tij po sjellim vargje të shkruara prej penës së tij.

Poema e Njeriut

Kur mbi njerin oqean shuhet e tretet ngadale drita e dites
dhe kaltersite e qiellit dhe ujvarave kridhen ne muzg
Agimi i kuq perkundet neper kreshtat e valeve
Qe ndjekin njera tjetren hapesirave pa fund…

Kur mbi bronzin dhe granitin e kupolave te qytetit verior
Zbardh nata e bardhe boreale,
Dielli i Jugut ndez mirazhe fantastike
Ne shkretetirat e zhuritura tropikale…

Nga nje pol ne tjetrin, nga nje gjeresi ne tjetren
O, sa i madh dhe i pakufijshem eshte dheu yne!
Se ze dot muzgu agimin, se ze dot nata driten,
Po trolli i tij i pakufijshem zvogelohet si nje grime,
Sikur ta shohesh nga largesite e tmerrshme te gjithesise
Mes diejve dhe yjeve qe humbasin hapsirash pambarim,
Ku se ze dot bota boten, se ze dot drita driten
Dhe kometa dot kometen s’e arrin.

***

Un jam biri i tokes qe eshte bije e gjithesise
Dhe ashtu sic eshte toka ime nje grimce ne rruzullim,
Ashtu jam dhe une ne gjirin e saj nje pike vese e rime,
Jam nje bulez vese e mbushur me driten e diellit,

Nje bulez vese e mbushur me lengun e dheut,
Nje bulez vese e mbushur me kaltersine e qiellit.
Jam ne mes te tokes dhe gjithesise nje rruaze vese e kuqe,

E kuqe qe ne fillim ,
qe kur lindi njerezimi,
Qe ne kohen e shpellave,
Qe kur mbiu lisi
Qe ne kohen e ushtareve
E kam marr driten nga zjarri i diellit
Dhe ushqehem me zjarrin e tij
Ne perjetesi…

***

Une jam fara qe i dha lulezim antikitetit
Une jam fara qe celi ne poemat e Homerit
Dhe ne formulat e Pitagires dhe te Arkimedit,
Fara qe u korr me shpate neper shekuj,
Qe u gri nga bresherite e mitrolozeve
Dhe u varros ne gropat e predhave
Fara qe cel sytha ne studiot e shkencetareve
Dhe qe zberthehet prej sinkronfazoreve…
Une e gjej veten ne te gjitha kohet,
E gjej veten ne te gjitha elementet,
Perkundem ne agimet e kuq, ne hapsirat e oqeaneve
Dhe regetij ne kupolat e qyteteve, ne netet poleare…

***

Une jam ylberi qe lidh me nyje gjaku te gjitha racat,
Jam autostrada qe largohet ne thellesi te rrafsheve te pasosura
Dhe lidh shtetet dhe kontinentet e ndara,
Lidh qytetet dhe provincat e shperndara,
Lidh kombet dhe qyteterimet e percara
Dhe jam piramida dhe hendeku dhe barrikada
Ku ndahen ne armiqesi te perjetshme klasat.
UNE JAM KRYENGRITJA QE NUK E UL KURRE FlAMURIN E SAJ…

Dje lulezoja nen hijen e ushtave,
Sot lulezoj nen hijen e rakerave
Neser do lulezoj nen driten e plastme te yjeve…

Une jam pika e qumshtit te kuq
Shtrydhur nga gjinjte e gjithesise,

Un jam gjaku,
Jam njeriu,
Jam fantazia dhe arsyeja,
Jam forca dhe liria
Dhe i permbledh ne shpirtin tim te gjitha
Te gjitha bukurite ,
Te gjitha fuqite,
Te gjitha madhesite…

•Bilal Xhaferi•

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...