Eri Sulo, drejtori i Parkut të Butrintit ka marrë pjesë në simpoziumin arkeologjik në Turqi, si i ftuar nderi nfa projekti për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar të Këshillit të Europës.
Në këtë simpozium është certifikuar dhe “Rrugëtimi i Eneas së Trojës”
“I nderuar të isha i ftuar nderi në simpoziumin arkeologjik të organizuar në Edremit (Turqi) nga projekti për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar i Këshillit të Europës, i cili ka çertifikuar si itenerar kulturor “Rrugëtimin e Eneas së Trojës”.
Qyteti Antik i Butrintit, i cili ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Butrint, sipas legjendës është ndërtuar nga trojanët. Enea u ndal edhe në Butrint, ku takoi një tjetër trojan, Helenin dhe Andromakën, nga ku më pas vijoi rrugëtimin e tij drejt tokës së premtuar.
Pas rënies së Trojës Enea rrugëtoi në kërkim të një toke të re, ku ai të rindërtonte Trojën.
Jemi duke parë mundësinë që simpoziumin e rradhës në nivel ndërkombëtar ta zhvillojmë në Butrint.
Gjej rastin të falenderoj Ministrinë e Kulturës për mbështetjen dhe vëmendjen e pakursyer që shfaq për Parkun Kombëtar të Butrintit.”, shprehet Sulo pas pjesëmarrjes në këtë simpozium.
/sarandalife.al/
