Gazment Bardhi i lexoi emrin gabim, Spiro Vaso: Është një abuzim! Kuvendi i vetëm është më 11 dhjetor

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ditën e sotme lexoi emrat e delegatëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, por mes tyre janë përmendur Alban Daci dhe Spiro Vaso.

Ky i fundit bëri një reagim në rrjetet sociale duke përgënjeshtruar Bardhin.

“Sapo dëgjova nga mediat qe Gazmend Bardhi lexoj emrin tim si firmëtar për Kuvendin e datës 18 Dhjetor është një abuzim pasi une kam firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Kuvendi i vetëm Legjitim i PD. Nesër ju ftoj të gjithëve në Kuvendin e Demokratëve”, shkruan Spiro Vaso.

Pasi mori informacion nga stafi, Gazment Bardhi reagoi LIVE duke kërkuar falje për leximin gabimisht të emrave:

“Më vjen informacioni tani që Alban Daci dhe Spiro Vaso nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor. Është gabimi im, i kam lexuar gabim. Një pjesë të formularëve ndodhen në zyrën time, kush dëshiron ia u bëj transparente”, tha Bardhi.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...