Një delegacion shumë anëtarësh i Bashkisë së Agias, Larisa, u prit nga Kryetari i Bashkisë Kristo Kiço, të enjten, më 9 dhjetor në Bashkinë e Finiqit, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Agias, Antonis Gountaras me inisiativën e Ambasadës Greke në Tiranë dhe Konsullatës Greke në Gjirokastër.
Takimi i dytë i punës u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore, në sallën e mbledhjeve të Livadhjasë, ku fillimisht dy kryebashkiakët shkëmbyen dhurata simbolike me produkte tradicionale të zonës. Temat kryesore të diskutimit ishin:prodhimi bujqësor, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve, programet evropiane. Ndër të tjera, drejtoritë përkatëse diskutuan perspektivat e bashkëpunimit të afërt dhe përvojat e njohurive në fushat e mësipërme. Kjo u pasua nga një vizitë e shkurtër në një fablikë vaji, si dhe në një fidanishte të zonës.
Kryebashkiaku Kristo Kiço, duke mbyllur prezantimin e tij iu referua rëndësisë së bashkëpunimit, me boshtin kryesor të vizionit zhvillimor të Bashkisë, nëpërmjet kulturës, turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Agias, Gountaras, falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe bëri një ftesë të hapur për të vizituar bashkinë e AGIAS në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave.
/sarandalife.al/