Foto/Njëri me dy emra e tjetri me dy mbiemra, kush janë autorët e grabitjes së noterit ne Sarandë

- Advertisement -

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin “Butrinti” ku u arrestuan 3 autorët e dyshuar të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në 20 tetor në lagjen nr.4, Sarandë. Oltjon Pula, 39-vjeç nga Kruja rezulton të ketë ndërruar mbiemrin në Kolonja, duke përvetësuar atë të bashkëshortes së tij. Ai rezulton bashkëpronar në një lavazho në lagjen nr.4 të qytetit. Elis Avduli, 52-vjeç, në realitet është Mile Xhafa nga Konispoli, një ish i dënuar në Greqi me 13 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge. Xhafa para shumë vitesh është kapur në Igumenicë me mbi 300 kg marijuanë, por pasi kreu disa vite nga dënimi, doli me leje nga burgu grek për të mos u kthyer më. I treti Vladrias Himaj, një 34-vjeçar nga Berati por me banim në Sarandë, është një ish-punonjës i një prej supermarketeve të mëdha të qytetit.

Para pak është paraqitur në Komisariatin e Sarandës edhe noteri Thoma Kaçi i cili do i nënshtrohet procedurës “paraqitje për njohje” me tre grabitësit.

Tre të dyshuarit janë ndjekur dje nga forcat operacianale të Drejtorisë së Policisë Vlorë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë. Ata po vinin ndoshta nga Tirana për në Sarandë, kur në Gjirokastër kanë mundur të humbasin nga sytë e Policisë për disa minuta. Por më pas ata kanë rënë në “grackën” policore të ngritur në afërsi të Hidrocentralit “Bistrica”, ku edhe janë ndaluar. Brenda ne mjet, por edhe gjatë kontrollit të banesave, Policia nuk ka gjetur asgjë të kundraligjshme edhe pse burime konfidenciale bëjnë  me dije se në automjet vinte një erë karakteristike si ajo e drogës, duke hedhur dyshime për ndonjë transport të mundshëm narkotikësh me atë mjet, një “Wolsvagen Golf”. Policia sekuestoi në një prej banesave një tjetër automjet si dhe 4 aparate celulare. Para disa ditësh, Policia sekuestroi në lagjen nr.4 të qytetit edhe një armë zjarri “Kallashnikov” që dyshohet se ishte hedhur nga tre të dyshuarit. Hetimet vazhdojnë intensivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...