Vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i keq sot dhe nesër ( 4, 5 nëntor).
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se moti do të përkeqësohet gjatë gjithë vijës bregdetare, si rrjedhojë e erërave të forta.
Sipas Drejtorisë zonat bregdetare do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 ballë me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 ballë, me lartësi dallge deri në 4m.
Për këtë arsye Drejtoria Detare u bën thirrje të gjithë subjekteve që kryejnë veprimtari në det të tregojnë kujdes.
“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.”
/sarandalife.al/
