Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi është me origjinë sarandiote.
Babai i saj është nga Qeparoi dhe mamaja nga Saranda por janë larguar që në vitin 1991 në Francë e më pas në Amerikë.
Këngëtarja sarandiote me famë botërore, Ava Max, do të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor . Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiesto, për këngën e re, e cila quhet “The Motto”.
Kënga e plotë do të publikohet sot, ndërsa artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailer’-in e klipit.
Tiesto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë. Kjo nuk është hera e parë që ai bashkëpunon me një këngëtare shqiptare. Më herët ai ka realizuar një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual”.
/sarandalife.al/