Forcat greke operacion në burgun e Domokos, kontrolle në qelitë e të burgosurve, ja çfarë iu gjet Alket Rizait

Forcat speciale greke mësyjnë në burgun e Domokos. Sipas mediave greke, janë zhvilluar kontrolle në 7 qeli ku mbahen 17 të burgosur, mes tyre Alket Rizai.
Gjatë kontrolleve, u evidentuan sende të paligjshme në qelitë e 12 të burgosurve.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan sende të paligjshme, 5 hekura të improvizuara, 7 kaçavida, 2 thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me leckë, 5 celularë me karta SIM, 8 karikues dhe 3 fisha USB, 17 USB stick, orë smartwach me karikues, 4 pirunë metalikë dhe pjesë piruni metalik, kufje me fish dhe pa fish, 2 tehe, brisk i improvizuar dhe brisk i vendosur në një kashtë druri, copë pecikllazi dhe një shpatull metalike.
1 celular, karta, shkopi i mbështjellë dhe thika janë gjetur tek Alket Rizai. Kontrollet bëhen për zbulimin e të dhënave mbi vrasjen në Nea Smyrni të Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranaja. Pak ditë më parë u kontrolluan qeli dhe në burgun e Hanias.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...