Komiteti i Veteranëve përkujton 77 vjetorin e Shqipërisë Republikë Popullore(Video)

- Advertisement -

Komiteti i veteranëve dhe dhe i pasardhësve të tyre organizuan takimin e parë për këtë vit. Takimin e hapi Kryetarja e këtij Komiteti znj. Neriman Gjivogli, e cila i uroi pjesëmarrësit për një vit të mbarë dhe plot shëndet. Më pas ajo lexoi një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes dhe Komitetit Kombëtar të Veteranëve, për largimin nga jeta të kryetarit të këtij Komiteti Z. Odise Porodini. Nga Saranda për të nderuar këtë figurë u dërguan tre kurora.Për nder të tij pjesmarësit në takim mbajtën një minut heshtje. Mandej takimi vazhdoi me dhënien e stimujve “Anëtar Nderi i Organizatës”, pasardhës veterani që janë dalluar gjatë vitit 2022.Gjithashtu në këtë takim u pranuan dhe 6 anëtarë të rinj të organizatës. Znj. Neriman theksoi se Organizata e Veteranëve dhe e pasardhësve të tyre u rendit në 6 organizatat më të mira të vëndit, për punë të mirë gjatë vitit 2022.

Ajo lexoi para pjesëmarresve vlerësimin “Nderi i Organizatës së Veteranëve”që Komiteti Kombëtar i Veteranëve i bëri kësaj organizate. Takimi vazhdoi me një ligjëratë të z. Vladimir Kodhelaj për 11 Janarin, 77- vjetorin e Shpalljes së Shqipërisë Republikë Popullore.Në këtë ligjëratë ai solli fakte dhe argumente se pse u vendos kjo formë regjimi dhe nuk u vendos monarkia, duke e trajtuar historikisht në periudha të ndryshme të historisë së popullit tonë tendencën dhe përpjekjet për të dalë si sukjekt i të drejtës ndërkombëtare, duke filluar me shtetin shqiptar që doli pas pavarësisë së vendit, të vendimeve që dolën nga Kongresi i Lushnjës, vendosja e Monarkisë e deri tek shpallja e Republikës Popullore më 11 Janar 1946. Ai foli për diskretitimin në sytë e popullit të monarkisë dhe të atyre që e mbrojtën dhe e mbështetën atë, si para luftës edhe gjatë luftës dhe nga ana tjetër, simpatia dhe mbështetja që populli i bëri asaj force politike që udhëhoqi luftën siç ishte PKSH dhe organeve të pushtetit që krijoi gjatë luftës si këshillat nacional – çlirimtare, e deri tek qeveria në Berat më 22 tetor 1944. Më pas takimi vazhdoi me një analizë të punës një – vjeçare të Komitetit të Veteranëve.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...