- Advertisement -
Ish drejtues të degës apo ish drejtues të institucioneve gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013 janë aktivizuar ditët e fundit për të mbledhur njerëz me qëllim mbushjen e sallës së Hotel “Mediterrane” pasditen e sotme për foltoren e Sali Berishës. Arben Ristani, ish deputet i Sarandës, Ylli Piro, ish Kryetar i PD Sarandë e një sërë ish drejtues institucionesh, po njoftojnë anëtarë e simpatizantë të PD, përfshirë edhe qytetarë të thjeshtë që të bashkohen me “Foltoren”. Numri i firmëtarëve në Sarandë ka shkuar në 72 %.
/sarandalife.al/