Rama urim për ditën e parë të rikthimit të studentëve në auditore, situata në Universitetet e vendit

- Advertisement -

Ditën e sotme, nis zyrtarisht mësimi në universitetet e vendit, por me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Sipas deklaratës të bërë publike nga Hoxha, asnjë student i pavaksinuar apo që nuk është i pajisur me tampon negativ, nuk do të lejohet të hyjë në auditore ditën e sotme. Më tej ai tha se pjesa më e madhe e studentëve ishin vaksinuar dhe se ky vendim nuk do të ndikonte negativisht në prezencën e studentëve.

“MIRËMËNGJES

dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkuruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë🙏“, ka uruar Edi Rama në Facebook studentët dhe pedagogët.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, Universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore.

Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar.

Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...