Familjarët mblidhen për 3-vjetorin e vdekjes së Kacifas, nëna: “Je një yll në qiell”

- Advertisement -

Më 28 tetor mbushen plot 3 vite nga ekzekutimi i ekstremistit grek Kostandin Kacifas në Bularat. Në fshat është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në nder të tij me familjarë dhe të afërm të Kacifasit, i cili tentoi të qëllonte ndaj policisë shqiptare. Familjarët mbajtën një meshë në kishën e fshatit dhe më pas u drejtuan në varreza. Në një video të siguruar nga “FaxNews” mamaja e Kacifas dëgjohet duke thënë: “je një yll në qiell”, dhe “gjithë grekët janë në zi sot”.
Kujtojmë se Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi me armë efektivët e Reneas, të cilët e rrethuan në një kodrinë, në afërsi të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në ditën e Festës Kombëtare të Greqisë.
Ai ishte i veshur me rrobat e ushtrisë greke dhe gjatë gjithë kohës bënte thirrje nacionaliste. Për neutralizimin e Kacifas u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA. Në atë kohë thuhej se ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi refuzonte të dorëzohej dhe madje kishte guxuar të qëllonte dhe ndaj tyre.
Mirëpo pas 3 vitesh, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA-s ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.
Por Gjykata e Gjirokastrës nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

/FaxWeb/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...