Tek “Hasan Tahsini” në kuadër të Muajit të Letërsisë

- Advertisement -

Në kuadër të Muajit të Letërsisë gjimnazi “Hasan Tahsini”, organizoi veprimtari në qendër të të cilit ishin krijime të krijuesve sarandiotë e më gjërë. Në këtë veprimtari merrnin pjesë nxënës e mësues, nga drejtoria e shkollës, si dhe përgjegjësja në detyrë e Zyrës Arsimore, Majlinda Mavro. Merrte pjesë gjithashtu edhe deputetja e PS, për Sarandën, Anila Denaj. Në fjalën e saj deputetja Denaj falënderoi nxënësit dhe mësuesit që realizuan këtë veprimtari. Njëherësh deputetja Anila Denaj falënderoi edhe për rezultatet e arritura nga kjo shkollë, duke e renditur atë në shkollën më të mirë në Sarandë, por jo vetëm. Ish – mësuesja Miranda Birjani foli për traditën e kësaj shkolle për dashurinë ndaj librit. Mandej nxënësit gjimnazistë interpretuan me ndjenjë poezi të ndryshme. Emocionues ishte dhe interpretimi i kuartetit të violinave të QK të fëmijëve dhe në veçanti interpretimi nga mjeshtri i vogël, Martin Xuxi. Veprimtaria pati suprizë të këndshme, momentin kur deputetja Anila Denaj, deklamoi me ndjenjë një pjesë nga Ismail Kadare të titulluar “Në parkun që mbuluan fletët” e që mori duartrokitje nga të pranishmit.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...