Fabrika “Cacira” në Mursi, fabrikë vaji bashkëkohore

- Advertisement -

Nuk është e padukshme. E gjen me lehtësi pasi është e shprehur në pamje, atje mes gjelbërimit të ullinjve. Eshtë fabrika më e re, ajo e Vajit “Cacira” në hyrje të fshatit Mursi, bashkia Konispol. Fabrika e përpunimit të vajit ullirit “Cacira” në Mursi, ofron shërbim dhe përpunim cilësor falë makinerive të reja me një teknologji bashkëkohore. Jorgo Cacira është pronari i kësaj fabrike vaji ulliri. Ka ikur herët nga Mursia si gjithë shqiptarët. Nuk ndenji duarkryq, atje ku shkoi që në fillim, në Korfuz. Punoi në punë nga më të ndryshmet, për të arritur aty ku është sot, një biznesmen në fushën e ndërtimit por edhe me fabrikë vaji edhe atje, në Korfuz. Por dashuria për punën nuk e ndaloi Jorgon për të investuar edhe në Mursi. Dëshirën e tij e mbështeti edhe ish deputeti Alket Hyseni, që dha ndihmesën e tij, shprehet Jorgo. Dhe dëshira e Jorgos sot është kthyer në realitet ku është i dukshëm investimi i tij në këtë fabrikë vaji të pajisur me makineri bashkëkohore, një investim i rëndësishëm për jugun. Të gjithë fermerët e sjellin prodhimin e tyre dhe e përpunojmë duke e kthyer në vaj. Në fabrikën e vajit Cacira në Mursi kapaciteti i ullirit është i madh dhe koha e përpunimit është e vogël. Në këtë zonë nuk ka fabrikë të ngjashme.
-Ka në Shqipëri disa fabrika vaji të mira, por inovacioni i fabrikës së Jorgos është që punon pa ujë, kjo ndihmon në cilësinë më të mirë të vajit por edhe në një sasi më të madhe të tij, shprehet inxhineri grek, Andoni Mihalas, i ardhur enkas nga Korfuzi për të ndjekur punën në fillimet e veta kjo fabrikë. Më tepër për sarandalife ai tha:
“Jam nga Korfuzi dhe jam një nga mekanikët që montuan fabrikën e vajit të Jorgos. Jorgua krijoi një fabrikë shumë të mirë. Ka në Shqipëri disa fabrika vaji të mira, por inovacioni i fabrikës së Jorgos është që punon pa ujë. Makineria Pieralisi 4 tonësh funksionon pa nevojën e ujit, kjo e ndihmon në cilësinë më të mirë të vajit por edhe në një sasi më të madhe të tij. Madje Jorgua ka folur me disa tregtarë nga Spanja që të vijnë të blejnë vajin këtu. E them me bindje. Jorgua është një njeri ekselent. E kam njohur edhe në Korfuz dhe besoj se do eci”.
“Kjo fabrikë vaji është gjëja më e mirë për ne. Eshtë fabrikë e kohës dhe vaji është pa hile”, tha mes të tjerave një banor nga Mursia.
Me këtë investim, të biznesmenit Jorgo Cacira në Mursi jo vetëm që do ketë më shumë prodhim vaji ulliri, por synimi i tij është që nuk do jetë e largët dita kur do të bëhet edhe paketimi i vajit, pasi do të investojë edhe në këtë drejtim, duke çelur kështu horizonte të reja.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...