Emri/ Arrestohet fieraku 59-vjeç që bëri kërdinë në Finiq

- Advertisement -

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sheme Cekaj, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se mëngjesin  e së premtes , ka vjedhur një shumë parash në dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetases P. Ç, në Finiq. Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas gjithashtu është autori i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Finiq, më konkretisht:

Më datë  24.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit me inicialet P. M;

Më datë 11.07.2021, ka vjedhur 1 aparat celular të shtetases me inicialet K. Y;

Më datë 07.08.2021, ka vjedhur disa orendi elektroshtëpiake në banesën e shtetases me inicialet D. G;

Më datë 31.08.2021 ka vjedhur disa vegla pune në guroren e shtetasit me inicialet F. Sh. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...