- Advertisement -
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme bilancin në 24 orët e fundit përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Ditën e djeshme kanë ndërruar jetë 7 qytetarë nga Covid-19. Mes tyre ishte edhe një vajzë nga Saranda. Ajo ishte 27 vjeç dhe nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ana Paguni, me origjinë nga Çuka, banore në lagjen numër 2 në Sarandë, për disa ditë ka qenë në trajtim intensiv në Spitalin Infektiv në Tiranë. Fatkeqësisht e reja nuk mundi të luftonte dot më kundër Covid-19 dhe ditën e djeshme e humbi betejën.
Varrimi i 27 vjeçares Anë bëhet sot në Çukë.
Stafi i Sarandalife iu shpreh ngushëllimet familjarëve !
/sarandalife.al/
