Rrugët e Kulluricës, projekt i bashkisë së bashku me komunitetin

- Advertisement -

“Një projekt thelbësor dhe në të njëjtën kohë jetik ka përfunduar ditët e fundit në fshatin Kulluricë, bashkia Finiq me interesimin e vecantë të kryetarit, Kristaq Kico. Ekipet e Shërbimit Teknik të Bashkisë Finiq, punuan me ritme të shpejta për përfundimin në kohë të betonimit të një pjese të madhe të rrjetit të brendshëm rrugor, i cili ishte dëmtuar nga kushtet e pafavorshme që mbizotërojnë herë pas here në zonë. U investuan gjithsej 165 m3 beton, që i përgjigjet 450 metra rrugë, me kontributin e Bashkisë dhe të vetë banorëve të komunitetit, duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi kronik, për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Me këtë ndërhyrje përmirësohet ndjeshëm jeta e përditshme të qytetarëve dhe promovohet njëherësh edhe imazhit të bashkisë. Zoti Kico falenderon përzemërsisht ata që u përgjigjën menjëherë dhe kontribuan për përfundimin e projektit, duke i dhënë frymë vendit tonë dhe cilësi më të mirë të jetës për banorët”, bëhet publike në faqen e bashkisë Finiq.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...