E çuditshme, por e vërtetë, deti s’gjen qetësi as në dimër(Video)

- Advertisement -

Edhe pak ditë dhe hymë zyrtarisht në stinën e dimrit, megjithatë për disa qytetare të Sarandës, kjo stinë si dhe ajo e vjeshtës po shpërfillet. Janë një grup qytetaresh të nderuara, që kanë që në muajin prill që nuk i janë ndarë detit duke e mos e lënë të qetë atë. Ato janë   Florika Bebri, Mariola Deneko dhe Majlinda (Bajrami) Telhaj. Në një kohë kur shumica kthehen në mëngjes në krahun tjetër në krevat e mbulohen mirë me jorgan, ato çdo ditë në orën 5.45 të mëngjesit i gjen në det duke notuar dhe duke bërë “normën”, prej 500 m det. Arësyeja pse notojnë dhe sot në këto ditë dimri, sipas tyre,  është se uji i detit është akoma i ngrohtë dhe të sjell kënaqësi, madje “kur futemi në ujë, shprehen ato, nuk na bën zemra të dalim”. Ky është një shëmbull i shkëlqyer i kalitjes së vullnetit, i kalitjes trupore dhe freskisë që ndjen kur shkon në punë. Që të tria këto zonja paraqiten në punë në orë 08 të mëngjesit. Ja vlen që ky shëmbull të ndiqet jo vetëm nga femrat, por edhe nga meshkujt.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...