- Advertisement -
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin me inicialet K. K., 52 vjeç, banues në Metoq, bashkia Sarandë. Ndalimi i 52 vjecarit u bë pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
