Edith Durham “ Mbretëresha e Malësorëve”

- Advertisement -

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX. Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotorr, më në fund zbarkoi në Cetinjë, ish kryeqyteti i Malit të Zi dhe më vonë në Shqipëri. Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që në atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.        Përgatiti Vladimir Kodhelaj11 janar 2022


Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e tyre. Ajo u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb”, përpjekjet e saj për të aneksuar përfundimisht Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare.
“Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria, ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri. Për malësorët shqiptarë Edit Durham ishte dhe mbeti “Mbretëresha e Malësorëve.” Eshtë shumë domethënës vlersimi që ajo i ka bërë fesë së shqiptarëve tek libri i saj “Brenga e Ballkanit” (1905)duke e karahasuar me popujt e tjerë të Ballkanit. Ja se ç’shkruan ajo:

-Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»- Katolik – përgjigjej njëri.- Protestant, përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»- Ortodoks. Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?» Ortodoks… Kështu teksa po mbytesha e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, hyra në Shqipëri e pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»- Shqiptarë – m’u përgjigjën të gjithë prerë e qartë. «Më në fund», thashë, «këtu shpëtova nga fanatikët dhe zotndjekësit.»

Përgatiti Vladimir Kodhelaj
11 janar 2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...