Cilat ishin 4 profecitë e Heroit të Popullit Lefter Talo. (Video) Përkujtim në 78 – vjetorin e rënjes

- Advertisement -

U përkujtua sot në Livadhja nga banorët e zonës, të afërm, në bashkëpunim edhe me Organizatën e Veteranëve, Sarandë,78 – vjetori i rënies së Heroit të Popullit, Lefter Talo. Lefter Talo, veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit, lindi në Hadër Aga (sot fshati Lefter Talo, bashkia Finiq). Që në bankat e shkollës së mesme përqafoi idetë komuniste. Lefter Talo ishte largpamës dhe idetë e tij të çudisin me vizionin që kishte. Të gjitha këto parashikime ai i ka shkruar në ditarin e tij. 1- Lumi Bistrica dhe Kalasa, thoshte Lefteri, do të disiplinohen dhe me ujin e tyre nën fshatin Krongj do të ndërtohet një hidrocentral, që do ti japi dritë Vurgut, Delvinës, Konispolit, Dropullit dhe më gjerë, 2- Do të bëhet bonifikimi i Fushës së Vurgut dhe do të zhduket malarja 3- Në Sarandë, Vurg dhe Deldinë do të dali naftë.  fushën e Vurgut dhe do ketë puse nafte. 4- Saranda do të bëhet qytet turistik, port, dhe do bëhet dhe Areodromi Si mësues në fshatrat e Gjirokastrës demaskoi regjimin e Zogut, kishën e agresionin fashist kundër Shqipërisë, propagandoi idetë komuniste. Për veprimtari revolucionare u arrestua dhe u burgos (1942). Në 1942 u bë anëtar i PKSH. U shqua si luftëtar sypatembur e agjitator i zoti në radhët e Brigadës VI S, ku ra heroikisht në luftë kundër gjermanëve në Margëlliç të Patosit, më 29.3.1944. Në atë betejë së bashku me Lefter Talon ra heroikisht edhe djali 22 vjeçar nga Konispoli, Damin Korro, eshtrat e të cilit sot prehen nē Vorrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Sipas kujtimeve të veteranëve, pjesëmarrës në brigadën e VI Sulmuese, Lefteri dhe Damini edhe pse me diferencë moshe u regjistruan të dy bashkë pēr tē marrë pjesë në betejën e Margëllëçit, në Patos ku luftuan krah për krah për t’u vrarë nga plumbi armik krah për krah e për t’u varrosur tē dy bashkë në një varr në Patos, për t’u ndarë pas një viti nga familjarë të secilit pas çlirimit të vendit për t’u rivarrosur në vendlindjet e tyre. Sot busti i Lefter Talos, Hero i Popullit është vendosur në Livadhja por është vendosur gjithashtu edhe krahas Heronjve të Popullit. Vasil Laçi e Mitro Xhani, në qytetin e Sarandës.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...