Prilli vjen i ngrohtë por me reshje të shumta. Sinoptikanët: Parashikohet të mbushen hidrocentralet e veriut

- Advertisement -

Ndërkohë që Marsi ishte i ftohtë dhe pa reshje, muaji Prill do të jetë i ngrohtë dhe me shi.
“Deri ditën e mërkurë do të ketë momente me pika shiu, kryesisht sot në zona qëndrore dhe shumë pak jugu. Veriu do të shpëtojë pa reshje. Dita e martë dhe e mërkurë mbeten me kthjellime e vranësira, me një lagështirë të lartë në ajër. Megjithatë nuk priten reshje. Reshjet do të vijnë nga mesnata e të mërkurës dhe ditën e enjte”, tha Lajda Porja.
Liqeni i Fierzës, rezerva më e madhe energjitike e Shqipërisë është tharë e gjitha dhe kjo ka detyruar KESH-in që të importojë energji me çmime shumë të larta. Por sinoptikanët lajmërojnë se do nisin reshjet edhe në kaskadën e hidrocentraleve të mëdha.“Që nga dita e enjte, deri në fundjavë, madje edhe javën tjetër moti do të jetë i paqëndrueshëm, do të jetë më vranësira, do ketë edhe shira. Shira do të ketë kryesisht në veri, veriperëndim, ku sasia më e konsiderueshme e reshjeve do të jetë pikërisht në këto zona, në zona që edhe duhet të bjerë në fakt dhe kanë nevojë që të bien për hidrocentralet, ndërkohë që qendra dhe jugu do të marrin më pak reshje. Megjithëse është një javë e lagësht, vijojnë temperaturat e larta deri në fundjavë. Pra deri ditën e shtunë do të mbetemi në vlerën e 19-20 gradë celcius, temperature tipike këto të pranverës. Mëngjeset do të jenë të ngrohta edhe në zonat malore. Parashikohet që fundjava të sjellë një rënie të ndjeshme”.
Reshjet do të vijojnë deri në mesin e muajit prill. Por a janë ato të mjaftueshme për të zgjidhur krizën energjitike që rrezikon Shqipëria. Kjo pritet për t’u parë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...