Çfarë do të ndodhë me marrëdhëniet SHBA-PD nëse Sali Berisha bëhet serish kryetar? Yuri Kim i jep fund dyshimeve: As kafe nuk do të pimë me të!

- Advertisement -

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi për gazetaren Anila Hoxha se shpallja “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij nga SHBA-të u mbështet vetëm në fakte, duke theksuar se një vendim i tillë erdhi përmes një procesi shumëvjeçar të shqyrtimit të gjithë informacionit.

Ambasadorja Kim shpjegon në këtë intervistë se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, zakonisht është shumë e dukshme. Ajo tregon se kur vendimi arrin në tryezën e tij, pavarësisht se kush është personi i shpallur non grata, bindja është 100 për qind e sigurt. Duke folur për mundësinë nëse persona të tjerë në Shqipëri mund të shpallen non grata nga SHBA-të, ambasadorja amerikane thotë se do të vazhdohet të tregohen me gisht të gjithë ata që përfshihen në korrupsion dhe që minojnë demokracinë në vend.

E pyetur nga gazetarja Hoxha se çfarë ndodh në marrëdhënien e SHBA-së me PD-në, nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj, znj.Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do angazhohen me askënd që është shpallur për korrupsion madhor nga Sekretari i Shtetit, duke theksuar më tej se kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka të bëjë fare me individët.

“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, tha Kim.

Ajo tha se SHBA-të nuk do ta braktisin Shqipërinë, jo vetëm nga fakti se është bërë një rrugë e gjatë, por edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe qeveria amerikane kujdeset sigurisht që mos ta lërë mënjanë këtë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...