Butrinti humb me Apoloninë: ” Na mungon një golashënues si Mario Gurma e Mirani”

- Advertisement -

Ndeshja e rradhës për skuadrën e Butrintit ka qenë me Apoloninë, e cila u luajt sot në Fier.
Një penallti e realizuar në minutën e 54′ nga ana e Omerit ka sjellë humbjen për Butrintin dhe rezultati i lojës ka shënuar 1 me 0 në favor të Apollonisë.
Nga analiza që vetë skuadra e Butrintit ka bërë në një postim në Facebook dalin në përfundimin se u mungon një golashënues si puna e Mario Gurmës dhe Miranit.
” Mbrojtja, mesfusha dhe krahët deri më tani janë paraqitur mirë. Mario Gurma dhe Mirani ende nuk po zëvendësohen siç duhet në Sarandë. Kemi shënuar 4 dhe kemi pësuar 5, takimet jashtë po i humbasim me rezultat të ngushtë, ndoshta edhe pse nuk shënojmë dot. Në janar duhet patjetër një sulmues race.
E pafalshme që çdo javë presim gola nga Kolonja (anësor) dhe Paterni (mbrojtës krahu).”, analizon Butrinti. Ndeshja e rradhës është ajo me Shkumbinin, që do të luhet në Sarandë.

Pas kësaj humbjeje Butrinti renditet në vendin e nëntë me 7 pikë.
/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...