Bujar Leksaj mbledh kryetarët e degëve të Sarandës dhe Delvinës: Bëhuni gati se me 12 nëntor kemi një protestë

- Advertisement -

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj, ka mbledhur në një takim kryetaren e PD Sarandë Manjola Nikollon, kryetaren e PD Himarë Afrovita Dhimojani dhe kryetarin e PD Delvinë Altin Kallapodhi.

Biseda e zhvilluar me tyre ka qenë për pjesëmarrjen në protestën që Sali Berisha do të zhvillojë më datë 12 nëntor në Tiranë.
“Kisha kënaqësinë të mirëprisja në zyrat e Partisë Demokratike Sarandë kryetarin e grupit të punës për Qarkun Vlorë z.Bujar Leskaj,kryetaren e PD Himarë zj.Afrovita Dhimojani dhe kryetarin e PD Delvinë z.Altin Kallapodhi si dhe anëtarë të tjerë të grupit të punës për Degën tonë!

Në këtë takim, diskutuam gjerësisht për ecurinë e procesit të primareve dhe organizimin e protestës së 12 nëntorit!”, shkruan kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...