Finiq: Zhvillohet në Livadhja Festivali Folkorik i Pakicave Kombëtare

- Advertisement -

U zhvillua ditete e fundit në Qendren Kulturore te Livadhjase “Katina Papa” Festivali i pare Folkorik i Pakicave Kombëtare ne Shqipëri.

Eventi u organizua nga shoqata “Shen Kozmai” ne Livadhja – Finiq, mbeshtetur nga Komiteti per Pakicat Kombetare në Shiperise.

“Livadhjaja u ndriçua nga ngjyrat vezulluese dhe vallet elegante me entuziazëm që erdhën të gjithë minoritetet në zemrën e Minoritetit Etnik Grek, me harmoni këngësh, vallesh, zakonesh, traditash, ashtu siç është edhe bashkëjetesa e tyre me komunitetin Shqiptar. -u shpreh per kete event kulturor Kostandina Bezhani, kreu i Komitetit te Pakicave Kombetare.

Festivali u pershendete edhe nga deputeti Niko Kuri: ” Ditën e shtune me 05.11.2022 ndoqa me kënaqësi festivalin e parë folklorik të organizuar nga Grupi kulturor Shën Kozmai i Livadhjasë. Përgëzimet e mia të ngrohta për të gjithë ata,ato që ndihmuan në organizimin e përsosur dhe të sukseshëm të këtij Festivali.”

Festivali eshte mirëritur edhe nga krijuesit dhe njerëzit e mediave.

“Një mozaik brilant dhe fantastik i veshjeve tradicionale,zakoneve dhe traditave të shkelqyera të trasheguara brez pas brezi në keto komunitete. S’ka si të mos të të emociononin vallet dhe këngët në interpretime kaq dinjitoze. Një thesar i vyer që gjallon me indetitetin e tyre , brenda fondit të kulturës shqiptare dhe i japin një shkëlqim mahnitës.”-vleresoi Panajot Boli, mësues, gazetar dhe shkrimtar.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...