Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Athinë, me pasojë plagosjen e tre personave. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Voulas, ku një person ka hapur zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42”. Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë dhe një iraken, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku deri më tani është sekuestruar një thikë. Dyshohet larje hesapesh. Autori është larguar me një fuoristradë të zezë ku ndodheshin tre persona. Dy nga të plagosurit janë goditur me armë zjarri, ndërsa i treti me sende të forta. Një shqiptar ka plagë me armë në gjoks, ndërsa tjetri plagë me armë në bark.

