Në 24 orët e fundit janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë. Vihet re se ende ka një shtim të rasteve të personave pozitiv në Sarandë. Në 24 orët e fundit në Sarandë, sipas Ministrisë së Shëndtësisë janë regjistruar 52 raste me coronavirus, 6 raste në Delvinë dhe 3 në Konispol. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete, 1 qytetar nga Saranda 80 me SARS-COV2 pozitiv. Janë shëruar 1894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218.679 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
